Mir Se Vini Ne Forumin Ton
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si te heqim kilet e teperta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
<>AMMIR<>
ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR


Male Numri i postimeve : 86
Age : 24
Location : Prishtina
Humor : jeta Palishje
Registration date : 03/09/2007

amir
amir amir: ammir_kr@hotmail.com

MesazhTitulli: Si te heqim kilet e teperta   Sun Sep 16, 2007 11:04 pm

Si te heqim kilet e teperta

--------------------------------------------------------------------------------

Si te heqim kilet e teperta
Kėshilla tė thjeshta dhe efikase pėr tė hequr kilet e tepėrta tė belit dhe vitheve dhe pėr t’iu rikthyer formės sė humbur. Ja disa sugjerime, qė mė pak vullnet tė mirė, por qė duhet tė zbatohen rregullisht, do t’ju ndihmojnė tė tonifikoni muskujt e barkut dhe tė vitheve, dhe nė tė njėjtėn kohė tė ulni barkun qė ju bezdis kaq shumė

Sekreti pėr tė qenė nė formė

Kėshilla tė thjeshta dhe efikase pėr tė hequr kilet e tepėrta tė belit dhe vitheve dhe pėr t’iu rikthyer formės sė humbur.

Me verė vjen edhe periudha ku nga trupi heqim rrobat e trasha, komode dhe qė mbi tė gjitha mund tė mbulojnė edhe ndonjė defekt tė vogėl. Pra, mė pak fjalė vjen momenti pėr t’u dukur. Por jo gjithmonė kjo periudhė na gjen nė formėn maksimale. Por si tė bėjmė pėr tė rifituar linjat e bukura dhe tė heqim kilet e tepėrta.

Dhe, ndėrsa gjatė dimrit gjithmonė kishim gjetur justifikime pėr tė hequr dorė nga palestra, tani nuk kemi mė asgjė pėr tė kundėrshtuar. Koha ėshtė e bukur, ditėt janė zgjatur, ėshtė ngrohur, pra ėshtė koha ideale pėr tė rifituar formėn e trupit.

Ja disa sugjerime, qė mė pak vullnet tė mirė, por qė duhet tė zbatohen rregullisht, do t’ju ndihmojnė tė tonifikoni

muskujt e barkut dhe tė vitheve, dhe nė tė njėjtėn kohė tė ulni barkun qė ju bezdis kaq shumė.

1: Shumė herė lihet pas dorė, por do tė ndalim sė kėshilluari tė shkoni nė njė palestėr pėr tė marrė edhe ndihmėn e specialistėve tė fitnesit. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur rezultate tė mira. Nė njė palestėr do tė kėshilloheni nga njė trajner dhe do tė bėni edhe ushtrimet e duhura pėr problemin qė keni, pasi persona tė ndryshėm, trupa tė ndryshėm dhe sigurisht edhe shqetėsime tė ndryshme.

2: Ndėrkohė, nė rast se palestra nuk bėn pėr ju, ja disa kėshilla qė mund t’i realizoni edhe nė shtėpi. Lėvizni vazhdimisht. Mundohuni tė ecni sa mė shumė, mos hipni nė ashensor, por ngjisni shkallėt, shėtisni shumė dhe, nėse keni mundėsi edhe me biēikletė. Asnjėherė mos neglizhoni rėndėsinė e lėvizjes fizike, edhe nėse ju duket e lodhshme, pasi kėshtu do tė arrini tė digjni kaloritė e tepėrta, dhe nė kėtė mėnyrė edhe yndyrėn e tepėrt nė trup.

3: Kushtojini tė paktėn 5 minuta ushtrimeve fizike pėr barkun. Ato duhet t’i bėni ēdo mėngjes pasi tė zgjoheni. Ndoshta ditėt e para do tė ndieni ndonjė dhimbje tė vogėl tė muskujve, por mos hiqni dorė. Forcimi i muskujve ėshtė rezultati mė i mirė. Mos lini asnjė ditė pa bėrė ushtrime.

4: Mundohuni tė pakėsoni konsumimin e alkoolit dhe tė pijeve me sheqer, sidomos ato tė gazuara.

5: Mundohuni tė pini sa mė shumė ujė qė tė mundeni. Kthejeni kėtė nė zakon. Pini ujė edhe kur nuk keni etje. Uji nuk tė shėndosh, madje e kundėrta. Ai ndihmon nė eliminimin e toksinės qė mblidhet nė trup. Mungesa e ujit nė organizėm ul ritmin e metabolizmit, gjė qė duhet evituar. Ndaj pini shumė ujė.

6: Nėse kaloni shumė orė nė ditė tė ulur mundohuni tė lėvizni herė pas herė pėr tė shkrydhur muskujt, sidomos ato tė barkut dhe tė vitheve.

7: Evitoni konsumimin e ushqimeve qė nxisin fryrjen e barkut. Ēdokush e di se cilat nga produktet qė konsumon i shkaktojnė fryrjen e barkut, ndaj evitojini ato.

8: Evitoni ushqimet me yndyrė. Mundohuni gjithashtu qė t’i shpėrndani vaktet. 4-5 vakte nė ditė janė ideale. Nėse ju merr uria mundohuni tė mbani me vete, pėr ta konsumuar nė moment, njė produkt mė pak kalori, p.sh. njė mollė. Nė mėngjes evitoni qumėshtin e papėrpunuar, marmelatat dhe bėni kujdes me kaloritė e biskotave. Ka raste qė janė tė mbushura me gjalpė dhe sheqer.

9: Nėse ndonjėherė nuk hani njė vakt apo ndonjėherė nė njė vakt e teproni me ushqim, mos u ndjeni nė faj. Nėse e shkelni rregullin njė herė nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe, por ama tė ndodhė vetėm njė herė.

Mundohuni t’i ndiqni kėto kėshilla tė thjeshta, pasi nėse do tė zbatohen pėr disa javė do tė japin rezultatet e dėshiruara. Tė provosh nuk tė bėn dėm, nėse gjithmonė dėshironi tė keni njė trup tė bukur gjatė sezonit tė verės.

Aerobia me ngjyrat e Indisė

Tendenca e fundit vjen sėrish nga India. Pas kinemasė, modės dhe kuzhinės, tani edhe fitnesi po merr ngjyrat e Indisė. Nė palestrat amerikane po ēmenden pas ‘masala bhangra’ (qė pėrbėhet nga dy fjalė indiane, Masala qė do tė thotė pikante dhe Bhangra, qė ėshtė vallėzimi tradicional indian, ėshtė njė lloj aerobie e butė, qė duket se po pushton edhe Evropėn.

Duart ngrihen lart, beli lėviz, trupi djersit si nė njė maratonė dhe tė gjithė jetojnė tė lumtur dhe duke rikthyer trupin e tyre nė format e dėshiruara. Muzika indiane duket se po infekton modėn, kinemanė, sportin dhe tani edhe palestrat. Ėshtė e ėmbėl, plot ndjenja, humor dhe pasion, romantike dhe ende shumė e lidhur me tradicionale. Ajo tė bėn tė zbulosh feminilitetin dhe butėsinė, lėvizjet janė mė sensuale, sfondi ėshtė i kėndshėm dhe argėtues.

Ndoshta ėshtė vetėm njė tendencė e re, por ėshtė edhe njė mėnyrė shumė e mirė pėr t’u njohur me njė kulturė tė largėt, dhe ajo qė vlen edhe mė shumė ėshtė fakti se tė ndihmon shumė nė rigjetjen e linjave ideale tė trupit, duke tė lehtėsuar nga kilet e tepėrta tė akumuluara gjatė sezonit tė dimrit.

Nė bazė tė aerobisė indiane, e rėndėsishme ėshtė tė mėsosh tė lėvizėsh ēdo pjesė tė trupit nė harmoni. Kjo aerobi nxit tė qenin tė lirshėm gjatė lėvizjeve, tė interpretosh sipas fantazisė dhe ndjesive personale muzikėn, si dhe duke qenė tė lirė nė stil. Varianti indian i aerobisė ka njė avantazh tė madh, pasi ndėrthur shumė mirė jogėn me vallėzimet indiane elegante, nė kėrkimin e sensualitetit tė lėvizjes.

Fitnesi indian ėshtė nė kėrkim tė emocioneve, pasi nuk mjaftojnė mė vetėm rritja e adrenalinės, ndėrsa duket se kanė dalė jashtė modės pėrzierjet latino-amerikane dhe afrikane. Pra, duket se nuk ka asgjė mė tė mirė se sa fitnesi indian pėr tė hequr kilet e tepėrta, nė ritmet e tambureve, muzikės rege, hip-hop, salsa, etj.

Tėrheqėse, argėtuese dhe e shėndetshme.

Krahas dobėsimit para sezonit tė verės, duket se bėjnė mirė edhe pėr ritmin kardiovaskular, tonifikimin e muskujve dhe tė largon stresin.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bregu-2.5forum.biz
 
Si te heqim kilet e teperta
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bregu I Diellit 2 Forum :: Diskutime :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek: