Mir Se Vini Ne Forumin Ton
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mendafsh per Ty dhe per Mua

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
<>AMMIR<>
ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR


Male Numri i postimeve : 86
Age : 24
Location : Prishtina
Humor : jeta Palishje
Registration date : 03/09/2007

amir
amir amir: ammir_kr@hotmail.com

MesazhTitulli: Mendafsh per Ty dhe per Mua   Sun Sep 16, 2007 11:01 pm

Mendafsh per Ty dhe per Mua

--------------------------------------------------------------------------------

Mendafsh per Ty dhe per Mua

--------------------------------------------------------------------------------


Mbi tė gjitha sensuale, elegante, pėr tė pėrjetuar kėnaqėsinė
e freskisė dhe prekjes tė butė. Jo vetėm pėr vete… edhe pėr atė qė tė rri pranė!!!
Nga atelie "At'Nikolla" vjen vetėm njė mesazh: shijojini mbrėmjet e verės nėn butėsinė e mėndafshit






Linja tė pėrvijuara, feminilitet, klas dhe fisnikėri. Kaq mjafton pėr tė qenė nė lartėsinė e duhur, qė tė bėn ta shijosh mė mirė njė mbrėmje tė nxehtė. At' Nikolla ėshtė mbėshtetur nė mėndafsh dhe sugjeron qė tė shijoni prekjen e copave mė tė ēmuara. Sepse pėrveēse ndjehesh princeshė, i fal trupit edhe ndjesinė e kėndshme qė tė jep butėsia e copave tė mėndafshta. Por, nuk u jemi larguar tendencave tė stinės sė bukur. Ngjyra tė ngrohta vere dhe tone tė tė gjitha llojeve. Pėrqafohuni mė mėndafshin, por
mos devijoni nga ngjyrat kryesore: jeshile, e kuqe, e verdhė… tė gjitha mund tė qėndrojnė vetėm ose tė pėrzihen me njėra tjetrėn pėr tė qenė mė tė nxehta
dhe pėr tė krijuar ca tone tė pėrziera . Sepse vetėm kėshtu mund tė jesh nė majat e elegancės.









Sa pėr dizenjon, janė nė lojė lulet, ujėrat dhe copat njėngjyrėshe. Tė kombinuara me ndonjė aksesor tė vogėl, sa pėr tė qenė nė korrent me njė mbrėmje qė
i do tė gjitha: edhe finesėn, edhe pak ēmenduri. Mos u kufizoni nė gjatėsi. E, nėse e bėni, kujdes me jakėn. Gjithēka e hapur. Dekolte dhe jaka tė hapura qė vazhdojnė deri nė fund tė kurrizit. Jaka tė derdhura qė s'mund tė jenė veēse sensuale, joshėse dhe provokuese. E nėse njė dekolte vjen shumė e fortė, mos ngurroni tė pėrdorni mėngėt, qė mund tė vijnė duke u ngushtuar tek kyēi i dorės, ose edhe tek pjesa e bėrrylit. Kjo ėshtė moda e mbrėmjes kėtė verė, qė pėr tė ardhur nė kėtė formė, kėrkon jo pak kujdes. Mėndafshi ėshtė nazeli! Pėr tė rrėmbyer prej tij njė model tė bukur, duhet ta marrėsh pak me tė mirė. Duhet tė dish t'ia rrėmbesh mrekullinė. Dhe po arrite, je thjesht perfekte.





Gjithēka elegante. Mėndafsh dhe taka tė larta, gurė tė shndritshėm dhe rripa tė hollė. Sepse mbrėmja i kėrkon tė gjitha: edhe shkėlqimin, edhe pak doza shik, edhe gjatėsinė deri nė fund tė kėmbėve, por edhe dekoltenė e ekzagjeruar dhe fustanin e
shkurtėr. Tė gjitha pa iu larguar tendencave tė modės, ngjyrave tė forta dhe prerjeve joshėse, qė mund tė tė dhurojnė njė trup pėr t'u admiruar.



Ē'mund tė kėrkosh mė shumė nga mėndafshi?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bregu-2.5forum.biz
 
Mendafsh per Ty dhe per Mua
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bregu I Diellit 2 Forum :: Diskutime :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek: