Mir Se Vini Ne Forumin Ton
 
ForumiPortalliCalendarGalleryPytėsoriLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 A i kanė ndėrtuar njerėzit piramidat e Egjiptit ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
<>AMMIR<>
ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR


Male Numri i postimeve: 86
Age: 22
Location: Prishtina
Humor: jeta Palishje
Registration date: 02/09/2007

amir
amir amir: ammir_kr@hotmail.com

MesazhTitulli: A i kanė ndėrtuar njerėzit piramidat e Egjiptit ?   Sun Sep 16, 2007 8:39 pm

A i kanė ndėrtuar njerėzit piramidat e Egjiptit ?

--------------------------------------------------------------------------------

Ēka mendoni ju?

A ishin egjiptianėt tė aftė pėr tė ndėrtuar piramidat ? Apo mos ndoshta ato janė ndėrtuar nga jashtėtokėsorėt apo nga njė qytetėrim i lashtė me teknologji tė jashtėzakonshme ?
-----------------------------------------------------------------------------------------
Prej shekujsh njerėzimi ka admiruar njė nga kryeveprat e lashtėsisė: piramidat e Egjiptit. Por ashtu siē ndodh shpesh ajo qė ne e marrim pėr tė vėrtetė historike shpesh fsheh pas saj njė sekret befasues. Tė tilla janė idetė qė do tė paraqiten kėtu dhe qė ju natyrisht nuk keni mundur ti mėsoni nga librat tuaj tė historisė. Tani do tė futemi nė fushėn e specialistėve tė arkeologjisė botėrore.
Cilido nxėnės normal i shkollės sė mesme duhet ta dijė se piramidat e Egjiptit u ndėrtuar 4.500 deri nė 2.000 vjet para erės sonė nga faraonėt, mbretėrit e lashtė egjiptianė. Por studimet mė tė fundit i kanė vėnė arkeologėt pėrpara disa enigmave tė mėdha.
A kanė qenė vėrtet egjiptianėt ndėrtuesit e piramidave tė Egjiptit ?
Le ta fillojmė me pėrshkrimin e tri prej piramidave mė tė famshme : ėshtė fjala pėr tri piramidat e rrafshit tė Gizės. Njėra prej tyre, piramida e Keopsit, ėshtė piramida mė e madhe nė botė dhe deri nė shekullin e 20-tė ajo ka qenė ndėrtesa mė e lartė nė botė. Arkeologėt dhe egjiptologėt janė tė gjithė dakort nė njė pikė: piramida e Keopsit ėshtė vepra mė e arritur nga tė gjitha piramidat e tjera. Menjėherė pas saj vijnė dy piramidat e tjera tė ndėrtuara shumė pranė saj, por me pėrmasa mė tė vogla.
Mirėpo studimi i piramidės sė Keopsit nxjerr nė pah disa cilėsi tė habitshme tė saj.
Sė pari, kjo piramidė ėshtė vendosur saktėsisht nė qendrėn e rėndesės sė kontinenteve. Pėr mė tepėr nėse heqim dy vija pingule veri-jug dhe lindje-perėndim, kėto vija i ndajnė kontinentet nė katėr pjesė plotėsisht tė barabarta pėr nga sipėrfaqja. A janė kėto thjesht rastėsi ? Si ėshtė e mundur qė egjiptianėt ta kenė ndėrtuar piramidėn pikėrisht nė njė vend tė tillė ?

Le tė kthehemi te versioni zyrtar. Sipas historianėve dhe librave tė historisė, piramida e Keopsit u ndėrtua rreth viteve 2.580 para erės sonė dhe ndėrtimi i saj zgjati 20 vjet. Pėr realizimin e saj janė pėrdorur 2 milionė e 300.000 mijė gurė disa prej tė cilėve arrijnė peshėn deri nė 9 tonė. Pesha totale e gurėve tė pėrdorur ėshtė 6.5 milionė tonė.
Dy arkeologė tė njohur Xhon Uest dhe Robert Shosh ngritėn pėr herė tė parė njė hipotezė qė tronditi gjithė historinė e Egjiptit tė lashtė. Ata kishin arritur nė pėrfundimin se piramidat e Gizės, pra ajo e Keposit dhe dy tė tjerat nuk ishin ndėrtuar nga Keopsi dhe pasardhėsit e tij, por kishi egzistuar qė pėrpara ardhjes sė tyre nė pushtet. Dy arkeologėt besonin se piramidat nė tė vėrtetė ishin ndėrtuar diku rreth 12.000 vjet para erės sonė, nė njėkohė kur asnjė qytetėrim nuk egzistonte nė botė. Nė fakt tė dhėnat historikė pėr ndėrtimin e piramidave tė Gizės janė tė pakta. Pėr herė tė parė ato i pėrmend historiani i vjetėr grek Herodoti. Ai thotė se piramida e madhe e Keopsit u ndėrtua prej vetė faraonit pėr tė shėrbyer si varr pas vdekjes sė tij. Pėr kėtė u deshėn 20 vjet punė dhe 100.000 njerėz. Mirėpo kėto tė dhėna nuk janė shumė tė besueshme. Qė nė kohėn e tij Herodoti quhej nga bashkėkohasit si "babai i gėnjeshtrave". Duhet theksuar gjithashtu se Herodoti ishte shkolluar nė Shkollėn Egjiptiane tė Mistereve ku ishte betuar tė mos tregonte asgjė pėr tė fshehtat e monumenteve tė vjetra. Me sa duket nė vend tė historisė sė vėrtetė ai ka paraqitur thjesht njė version popullor tė viteve tė tij.
Sidoqoftė versionin e Herodotit e kundėrshtojnė njė numėr i madh burimesh egjiptiane, ēifute, greke, romake dhe arabe, sipas tė cilave piramida e Keopsit nuk ishte ndėrtuar gjatė jetės sė vetė faraonit, por mijėra vjet pėrpara tij. Kėto burime flasin pėr njė epokė misterioze qė quhet prej tyre "epoka e perėndive.
Njė nga provat qė paraqitėn historianėt pėr tė kundėrshtuar kėto argumente revolucionare ishin edhe mbishkrimet e gjetura nė dhomėn e mbretit. Ėshtė fjala pėr mbishkrime midis tė cilave gjendet edhe emri i faraonit Keops. Mirėpo analizat e mėtejshme vėrtetuan se kėto mbishkrime ishin bėrė nga arkeologu Riēard Hauard-Uajz nė 1837 dhe nuk ishin mbishrkime origjinale egjiptiane.
Pra duket qartė se diēka e fshehtė fshihet pas mureve tė piramidės.
Shumė kohė mė pas arkeologėt zbuluan njė dokument me vlerė tė jashtėzkonshme qė e ndezi edhe njeherė misterin e moshės sė piramidės. Nė lindje tė piramidės sė madhe tė Keopsit, arkeologėt zbuluan testamentin e faraonit legjendar Keops. Deshifrimi i testamentit i la arkeologėt pa frymė: vetė Keopsi shkruante se ai nuk e kishte ndėrtuar piramidėn, por vetėm e kishte restauruar nė disa vende. Keopsi flet edhe pėr disa zbulime tė bėra ndėrkohė qė pastronte rėrėn prej piramidės sė tij dhe Sfinksit. Ai shkon akoma mė larg kur e quan piramidėn "shtėpia e perėndeshės Isis".
Ja njė pjesė nga testamenti i faraonit:
"Unė sakrifikova pėr Isisin njė qingj dhe pastaj rindėrtova tempullin e saj prej guri. Mė pas, vizitova Sfinksin madhėshtor. Kur isha pranė Sfinsksit njė rrufe e fuqishme goditi pemėn e sikamorit dhe Sfinksin. Unė e riparova Sfinksin menjėherė."
Dhe vėrtet nė vitin 1930 arkeologu veteran egjiptian Selim Hasan duke pastruar rėrėn nga Sfinksi kishte gjetur shenjat e goditjes sė njė rrufeje dhe gjitahstu edhe shenjat e njė riparimi tė bėrė nė kohėn e Keopsit.
Nė testamentin e tij Keopsi flet edhe sesi kishte ndėrtuar tri piramida tė vogla pėr vete, gruan dhe vajzat e tij. Kėto piramida egzistojnė ende dhe gjenden nė lindje tė piramidės sė madhe. Deri tani arkeologėt kanė vėrtetuar se njėra prej piramidave tė vogla ishte pėrdorur vėrtet si varr i njėrės prej grave tė faraonit.
Historia zyrtare gjendet tani pėrpara vėshtirėsive serioze. Nėse Keopsi ėshtė autori i piramidės, pėrse ai nuk e pėrdori vetė atė ? Arkeologėt mendonin se tri piramidat e mėdha tė Gizės ishin ndėrtuar prej faraonėve pėr tė shėrbyer si varre pėr ata vetė. Mirėpo, pėrse asnjėri prej tyre nuk i kishte pėrdorur piramidat si strehėn e tyre tė fundit. Pėrse Keopsi thotė nė testament se ai vetėm e ka restauruar piramidėn dhe nuk ėshtė ndėrtuesi i saj ? Nėse piramidėn e madhe nuk e ka ndėrtuar Keopsi, atėherė kush kishte mundur ta ndėrtonte atė ?

Ashtu siē thoshte edhe Albert Ajnshtajni "pėrfytyrimi ėshtė shumė mė i rėndėsishėm sesa dituria". Pikėrisht tani arkeologėt gjendeshin pėrpara njė misteri tė madh. Kush mund tė ishte nė tė vėrtetė ndėrtuesi i piramidės sė madhe ? Me dhjetėra hipoteza nga mė fantastiket vėrshuan mjediset akademike.
Nė fakt sipas vetė burimeve egjiptiane piramida e madhe kurrė nuk konsiderohet si pronė e njė faraoni tė caktuar, por si njė kryevepėr e ndėrtuar prej perėndive tė vjetra. Krnistėt e lashtė, Roman Marcelinus, Al Masudi dhe Ibn Alhokimi qė kishin pėrmbledhur legjendat e lashtėsisė, dėshmonin se piramida ishte ndėrtuar pėr tė ruajtur diturinė e njė qytetėrimi tė mrekullueshėm nga pėrmbytjet e lumit Nil. Dhe me sa duket ishin pikėrisht kėto pėrmbytje qė e shkatėruan kėtė qytetėrim. Kėta kronistė e vendosin origjinėn e piramidės sė madhe tė Keopsit diku rreth 10.000 vjet para erės sonė. Ēuditėrisht kjo datė pėrputhet pak a shumė me kohėn kur sipas Platonit ishte shkatėrruar kontinenti misterioz i Atlantidės. Dhe ėshtė pikėrisht koha kur planeti Tokė u godit nga njė varg ndryshimesh dramatike klimatike si pasojė e pėrfundimit tė epokės sė akullnajave dhe shkrirjes sė tyre. Gjeologėt e mbarė botės kanė vėrtetuar se shkrirja e akullnajave u shoqėrua me pėrmbytje me pėrmasa gjigande qė kishin shkatėrruar pjesė tė tėra tė planetit duke zhdukur plot zona tė banuara dhe duke bėrė kėrdinė nė florėn dhe nė faunėn e tokės. Ndoshta njėra prej kėtyre pėrmbytjeve ka qenė edhe ajo pėr tė cilėn flitet nė Bibėl dhe nė Kuran. Ndoshta njė pėrmbytje e tillė ksihte shkatėrruar edhe qytetėrimin misterioz qė mund tė kishte ndėrtuar piramidėn e madhe.

Gjeologėt vėrtetuan se gjatė kohės sė pėrmbytjeve tė mėdha deti Mesdhe ishte fryrė nga akujt e shkrirė duke ndikuar edhe qė lumi Nil tė pėrmbyste pothuajse krejt Egjiptin duke arritur njė masė rreth 1.000 herė mė tė madhe sesa ajo e zakonshmja. Kjo kishte ndodhur afėrsisht 10.000 vjet mė parė. Pėr mė tepėr gjeologėt gjetėn njė shtresė 10 metėrshe llumi nė bazėn e piramidės dhe jo vetėm kaq. Bashkė me llumin ata zbuluan edhe shumė fosile tė guackave tė detit qė datonin afėrsisht 10.000 vjet. Dukej qartė se nė njė kohė tė caktuar uji i detit kishte arritur deri tek piramida e madhe. Madje, edhe brenda piramidės sė madhe, gjeologėt zbuluan njė shtresė tė trashė kripe detare.
Por nėse pėrmbytja e madhe ka ndodhur 10.000 vjet para erės sonė, atėhere nė mėnyrė logjike mund tė mendohet se piramida e Keopsit ishte ndėrtuar shumė kohė pėrpara saj.
Megjithė faktet e shumta, njė pjesė e egjiptologėve e kanė tė vėshtirė tė heqin dorė nga ideja e tyre se Keopsi ishte ndėrtuesi i piramidės sė madhe. Mirėpo fakte tė reja mbėshtetėn mė shumė se kurrė hipotezėn se dikush tjetėr e kishte ndėrtuar piramidėn e madhe mijėra vjet para se Keopsi tė mbretėronte Egjiptin.

Nė vitin 1983 prehistoriani Robert Uenke nga Universiteti i Uashingtonit mori leje nga qeveria egjiptiane pėr tė analizuar mbetjet e gjallesave qė ishin gjetur nė brendėsi tė piramidės.
"Fillimisht analizat treguan data nga mė tė ndryshmet, mirėpo pas njė studimi mė tė thellė doli qė mosha e fosileve tė gjetura nė bazėn e piramidės, kryesisht insekte, i afrohej viteve 3.100 para erėė sonė. Deri kėtu gjithēka pėrputhej. Mirėpo njė zbulim i dytė do ti trondiste studiuesit. Fosilet e pjesės sė sipėrme tė piramidės ishin rreth 1.000 vjet mė tė vjetra se fosilet e pjesės sė poshtme. Kjo ishte e pabesueshme. Sipas analizave dukej sikur piramida e madhe ishte ndėrtuar sė prapthi, pra nga koka drejt sipėrfaqes sė tokės, gjė qė natyrisht pėr ne nuk ka kuptim."

Fakti qė fosilet e gjetura ishin pėrafėrsisht tė kohės sė Keopsit, nė fund tė fundit mund tė dėshmonin vetėm ato qė ai kishte shkruar edhe vetė nė testamentin e tij: qė riparimet ishin bėrė pikėrisht nė atė kohė. Mirėpo fosilet nuk mund tė argumentonin se piramida ishte ndėrtuar vėrtet nė kohėn e Keopsit.
Pėr tė vėrtetuar hipotezėn se piramida e madhe nuk ishte ndėrtuar nga Keopsi, arkeologėt pėrdorėn edhe njė lloj tjetėr argumenti. Ishte e qartė se piramida e quajtur e Keopsit dhe dy piramidat e tjera pranė saj ishin mė tė pėrsosurat nga tė gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Midis tyre kishte njė ndryshim tė mahnitshėm. Hipoteza ishte e thjeshtė. Nėse piramida e madhe e Keopsit ishte ndėrtuar nė tė vėrtetė para 10.000 vjetėsh, atėherė ajo kishte shėrbyer si model pėr tė gjitha piramidat e tjera egjiptiane. Me fjalė tė tjera faraonėt e lashtė thjesht kishin imituar piramidėn e madhe duke dashur ti afrohen madhėshtisė sė saj. Kėshtu arkeologėt iu vunė krahasimit tė piramidave.

Fakti i parė qė tė bie nė sy ėshtė se ndėrtimi kronologjik i piramidave nuk ėshtė linear. Piramidat e Gizės ku bėn pjesė edhe piramida e madhe e Keopsit, u ndėrtuan sipas historianėve gjatė periudhės sė Dinastisė sė Katėrt nga Keopsi dhe dy pasrdhėsit e tij Kefreni dhe Menkari. Mirėpo kronologjia e piramidave nuk i bindet logjikės historike. Nėse Keopsi ishte vėrtet ndėrtuesi i piramidės sė madhe, atėherė logjikisht pasardhėsi i tij duhet tė kishte ndėrtuar njė piramidė akoma mė tė madhe dhe mė tė bukur. Ky ishte nja zakon i mbretėrve tė lashtėsisė. Asnjė mbret nuk do tė ksihte pranuar tė kishte njė piramidė mė tė vogėl se ajo e parardhėsit tė tij. Mirėpo nė vend qė tė ishte mė e madhe dhe mė e bukur, piramida e dytė e Gizės, ajo e Kefrenit ėshtė mė e vogėl dhe mė pak madhėshtore se ajo e Keopsit. Ndėrkohė piramida e tretė e Gizės, ajo qė i atribohet faraonit Menkar, ishte akoma mė e vogėl dhe mė pak e sofistikuar. Nė vend qė tė pėrparojė me kalimin e kohės, ndėrtimi i piramidave ka rėnė ēuditėrisht.
Duket qartė se ka njė problem kronologjik me piramidat e Gizės. Por ēfarė mund tė thuhet nėse pėrdoret hipoteza e kundėrt sipas sė cilės Keopsi dhe faraonėt e tjerė pas tij nuk i ndėrtuan piramidat, por i gjetėn tė gatshme duke i pritur qė prej mijėra vjetėsh. Atėherė gjithēka bėhet e qartė. Keopsi, faraoni i parė i Dinastisė sė Katėrt mori pėr vete piramidėn e madhe, Kefreni faraoni i dytė, piramidėnmė tė vogėl, ndėrsa pėr tė tretin Menkarin mbetej vetėm piramida e tretė, ajo mė e vogla. Tė njėjtėn gjė vėrteton edhe linja e piramidave tė tjera. Siē thamė mė lart, piramidat e tjera mė tė vjetra ose mė tė reja janė shmė larg madhėshtisė sė tri piramidave tė Gizės. Nėqoftėse piramidat e tjera nga Dinastia e Tretė deri nė Dinastinė e Trembėdhjetė janė ndėrtuar tė gjithė nga faraonėt, atėherė logjikisht cilėsia e tyre duhet tė ishte nė rritje tė vazhdueshme. Mirėpo ajo qė ne shohim ėshtė se piramidat e para janė shumė poshtė piramidave tė Gizės. Pastaj vijnė piramidat e Gizės me madhėshtinė e tyre dhe mė pas piramidat e tjera tė cilat njėsoj si piramidat e para janė tė njė cilėsie shumė mė tė dobėt. Duket sikur egjiptianėt kanė krijuar njė teknologji tė pabesueshme pėr ndėrtimin e piramidave vetėm gjatė kohės sė Dinastisė sė Katėrt, pra kohės sė Keopsit, dhe mė pas ata harruan menjėhere sesi ndėrtohen piramidat. Kjo natyrisht duket e pakuptimtė. Mirėpo gjithēka merr kuptim nėse pranojmė se piramidat e mėdha tė Gizės ishin ndėrtuar shumė kohė pėrpara tė tjerave dhe jo gjatė Dinastisė sė Katėrt. Rrjedhimisht piramidat e Gizės kishin shėrbyer si model pėr faraonėt egjiptianė tė cilėt ishin pėrpjekur tė imitonin piramidėn e madhe, por pa mundur kurrė tė arrinin madhėshtinė e saj.
Njė fakt tjetėr interesant ėshtė ai se ndėrsa faraonėt e tjerė janė varrosur nė piramidat qė kanė ndėrtuar vetė, as Keopsi dhe as dy pasardhėsit e tij nuk janė varrosur nė piramidat qė mbajnė emrat e tyre. Ėshtė e qartė se Keopsi nuk e konsideronte piramidėn e madhe si varr tė ardhshėm pėr veten e tij. Sikurse tregon edhe ai vetė nė testament, piramida e madhe nuk ishte varri i tij, por shtėpia e perėndeshės Isis.
Edhe njė hollėsi tjetėr e rėndėsishme. Dhoma e sipėrme e mbretit nė piramidėn e madhe tė Keopsit ėshtė zbuluar shumė vonė. Me sa duket as vetė faraonėt egjiptianė nuk ishin nė dijeni tė saj. Kėtė e shpjegon fakti se nė asnjė nga piramidat e tjera, pėrveē atyre tė Gizės, nuk kishte dhoma tė sipėrme sekrete. Gjitahstu vetėm piramida e madhe ishte e drejtuar saktėsisht nga veriu, kusht qė asnjė piramidė tjetėr nuk e pėrmbushte nė nivel tė kėnaqshėm. Dhe jo vetėm, piramida e madhe ishtė ndėrtuar mbi bazėn e njė dizajni tė panjohur pėr faraonėt e tjerė mė tė rinj ose mė tė vjetėr egjiptianė. E njėjta gjė vlen pėr madhėsinė e gurėve tė pėrdorur dhe pėr teknikėn e habitshme tė lidhjes mes tyre.
Dhe sė fundi, ajo qė ėshtė mė e ēuditshmja, ndryshe nga tė gjitha piramidat e tjera, piramidat e Gizės nuk kanė asnjė vizatim fetar apo artistik nė dhomat e tyre tė sipėrme. Ndėrkohė dihet qė tė gjitha piramidat e tjera ishin tė mbushura me vizatime karakteristike fetare dhe simbolike.
Tė gjitha karakteristikat e pėrmendura e bėjnė piramidėn e madhe tė Gizės tė dallohet nga piramidat e tjera. Shumė arkeologė mendojnė aktualisht se ajo nuk ishte vepėr e Keopsit, por e dikujt tjetėr. Nė fakt, ajo piramidė gjendej nė truallin Egjiptian mijėra vjet pėrpara mbretėrimit tė Keopsit.
Por kush mund tė kishte ndėrtuar njė piramidė tė tillė ?
Njė qytetėrim i lashtė njerėzor qė kishte arritur nė njė shkallė jashtėzakonisht tė lartė teknologjie dhe njohjeje tė botės dhe hapėsirės. Apo ndoshta jashtėtokėsorėt ?
Si shumė enigma tė tjera edhe ajo e piramidės sė madhe tė Keopsit ka mbetur ende sot e kėsaj dite e pazgjidhur. Askush nuk ėshtė i gatshėm pėr tė dhėnė pėrgjigjen pėrfundimtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bregu-2.5forum.biz
<>AMMIR<>
ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR


Male Numri i postimeve: 86
Age: 22
Location: Prishtina
Humor: jeta Palishje
Registration date: 02/09/2007

amir
amir amir: ammir_kr@hotmail.com

MesazhTitulli: Re: A i kanė ndėrtuar njerėzit piramidat e Egjiptit ?   Sun Sep 16, 2007 8:39 pm

Njerzit ikan ndertuar Piramidat e Egjiptit por kan qen shum te perforcuar nje person i asaj kohe ka patur forecen e tash 9 personav te tashem ok

_________________
.....AC.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bregu-2.5forum.biz
 

A i kanė ndėrtuar njerėzit piramidat e Egjiptit ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bregu I Diellit 2 Forum ::  :: -