Mir Se Vini Ne Forumin Ton
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Familja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
<>AMMIR<>
ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR


Male Numri i postimeve : 86
Age : 24
Location : Prishtina
Humor : jeta Palishje
Registration date : 03/09/2007

amir
amir amir: ammir_kr@hotmail.com

MesazhTitulli: Familja   Mon Oct 08, 2007 12:42 am

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Konsultimi & Vendim-marrja nė Familje:
Pse nevojitet dhe si ta bėjmė?


nga Abdul Malik Mujahid

Ne Islam marėdhenia mes burrit dhe gruas nuk shihet si nje gare konkurimi siē ndodh ne shume shoqeri perendimore sot. Perkundrazi, maredhenia mes tyre bazohet ne bashkepunim. (shiko Kur'an, 4:32). Ne kontekstin e families, burri eshte lideri (pėrgjegjėsi) i saj (shiko Kur'an, 4:34). Sidoqofte pushteti i ketij lideri, si te gjithe udheheqesit e tjere ne Islam, eshte i lidhur ngushte nga njera ane me Kur'anin dhe Sunetin, dhe nga ana tjeter me konsultimin e ndersjellte - 'amruhum shura bainahum':
"Edhe ata qė i pėrgjigjen thirrjes sė Zotit tė tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata qė konsultohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta, e nga ajo qė Ne u japim ata e shpėrndajnė". (Kuran, 42:38)
Familja muslimane si te gjithe institucionet e tjera muslimane, formale ose joformale, duhet te drejtohet me konsultim te ndersjellte. Nje nga shkaqet kryesore te problemeve te Umetit Musliman sot eshte mungesa e kėshillimit me njėri-tjetrin. Procesi i konsultimit, ne qofte se inkuadrohet ne sjelljen personale dhe ushqehet ne familje si nje pjesė e jetes, do te jete e dobishme per Umetin tone ne perspektive.

Disa rregulla per konsultim joformal

Konsultim joformal konsiderohet edhe vetėm e folura me njeri tjetrin. Mund te ndodhe ne ēdo vend e ne ēdo kohe. Ja disa shembuj te konsultimit joformal dhe disa rregulla qe mund t'i perdorim:
Degjo me vemendje: ne qofte se bashkeshorti ose femija deshiron te flase me ty; duhet te perqendroheni duke u larguar nga televizori, libri, gazeta, etj.
Konsultimi nuk eshte e thene te jete vetem per ceshtje familiare. Konsultimi ne familje mund te behet pėr ēdo teme (pėr ēėshtje pune, kariere, studimi, apo dhe probleme tė tjera mė tė gjera bashkėkohore).
Nė qoftė se njė ēėshtjė ėshtė serioze, mund tė diskutohet nė doza tė vogla nė familje pak nga pak.
Shume gra kane merak se mos i merzisin burrat me ēeshtjet e shtepise. Por merr pak kohe dhe mendo sesi do te doje qe burri te kontribonte pėr ēėshtjen nė fjalė, dhe pastaj fol me tė.
Bashkeshortėt duhet t'i tregojne njeri tjetrit me pak fjale per punet e tyre, lagjen, xhamine apo per aktivitetet ditore te njeri-tjetrit. Informacioni i ndersjellte eshte i nevojshem per konsultimin e ndersjellte.
Po ashtu eshte mire te mbahet nje kalendar familjar ku shenohen aktivitetet e anetareve te familjes i vendosur ne nje vend te dukshem, ne kuzhine apo prane telefonit.
Lideri duhet te inkurajoje gruan dhe femijet qe te jene pjesemarres aktive ne proēesin e konsultimit familjar, duke u treguar mireprites ndaj reagimeve te tyre.
Konsultimi mund te behet edhe ne restorant. Ose edhe gjate nje shetitje ne park.
Konsultimi Formal

Konsultimi formal eshte nje proēes gjate te cilit arrihet ne nje dakordim per nje ēeshtje me interes te perbashket. Secili duhet te marre pjese ne kete proēes me mendje tė hapur. Ja disa pika qė mund tė ndihmojnė nė kėtė proēes:
Fillo mė pėrmendjen dhe falenderimin e Allahut, si dhe salavatet pėr Profetin.
Duhet te jesh i gatshem te sakrifikosh opinionin tend nese ai nuk pranohet edhe atehere kur ti mendon se eshte shume i mire.
Pregatitu pak para takimit per detajet e ēeshtjes per te cilen do mbahet konsultimi.
Degjo me vemendje se ēfare thone te tjeret.
Trego respekt gjate diskutimit te mendimeve te te tjereve.
Ki parasysh se gjatė kėtij proēesi qėllimi ėshtė te arrihet ne dakordim.
Pėrfshi fėmijėt nė proēesin e konsultimit formal nė familje. Ata mund tė kenė idera tė shkėlqyera.
Mėnjano tė sjellurėn sarkastike ose mbrojtėse. Tregohu i arsyeshem dhe racional.
Bej dua per bereqet (miresi/hajer) kur arrihet ne nje vendim.
Komunikimi joverbal (pa fjalė)

Ēdo konsultim ėshtė njė proēes efektiv komunikimi. Ndaj janė tė rėndėsishme aspektet verbale dhe joverbale tė kėtij komunkimi. Ja disa nga ēėshtjet qė duhet tė mbahen parasysh nė lidhje me komunikimin joverbal:
Bisedė e sinqertė dhe e hapur me 'takua' (vetėdije ndaj Zotit); ky ėshtė ēelėsi pėr sukses (Kur'an 33:70).
Kritikat joverbale (gjeste tė ndryshmė, heshtja, etj) mund tė shkaktojnė shumė probleme.
Mundohu tė komunikosh qartė atė qė ke nė mendje. Mos prit qė gruaja apo tė tjerėt tė ta lexojnė mendjen, e pastaj mėrzitesh kur ata nuk tė kuptojnė.
Komunikimi joverbal mund tė vijė nė ndihmė pėr tė shprehur falenderime apo vlerėsime. Sidoqoftė, shprehja me fjalė e asaj qė ke nė mendje ėshtė mė e mirė.
Kritika ėshtė njė lloj konsultimi

Konsultimi nuk sjell vetėm diskutime tė thjeshta dhe komente pozitive. Ajo mund tė pėrfshijė edhe kritika. Sidoqoftė, nė Islam ka etiketė (adab) pėr dhėnien e kritikave. Ja disa nga kėto etiketa:
Para se tė hapėsh gojėn kontrollo nijetin (motivin). Duhet tė bėjmė kritika konstruktive me qėllim qė tė ndihmojmė dikė, dhe jo qė tė ndjehemi ne mė mirė se tė tjerėt.
Bėj dua pėr veten dhe pėr personin qė do kritikosh para se ta ballafaqosh atė.
Mendohu paraprakisht dhe zgjidh fjalėt mė tė pėrshtatshme.
Mos pėrdor nota kritike, gjykuese apo pėrulėse.
Zgjedhja e kohės ėshtė e rėndėsishme; mos e bėj nė nxehje e sipėr.
Kritika pranohet mė mirė kur bėhet njė-me-njė.
Rikujto shprehjen e Profetit se: "Besimtari ėshtė pasqyrė e njė tjetėr besimtari". Ndaj thuaj atė qė sheh. Por mos ekzagjero.
Ki parasysh se informatat dhe konkluzionet e tua mund tė jenė tė gabuara.
Dėgjo shpjegimin me vėmendje dhe pranoje atė edhe nė qoftė se ėshtė pjesėrisht i saktė sipas mendimit tėnd.
Mėnjano debatimin pa fund.
Kupto se kur duhet tė ndalesh. Mos e tėrhiq zvarrė diskutimin nėse e sheh qė nuk je duke shkruar dikund.
Po aq e rėndėsishme sa dhėnia e kritikės ėshtė edhe pranimi i kritikės. Ja disa sugjerimi pėr kėtė rast:
Falendero personin i cili do tė ndihmojė dhe i kushton rėndėsi zhvillimin tėnd me mendimet apo kėshillat e veta.
Mirėprit mendimet dhe vlerėsimet e tė tjerėve. Pyet pėr kėshilla dhe sugjerime sesi mund tė pėrmirėsosh diēka.
Shpjego nėse ka ndonjė keqkuptim.
Prano gabimet.
Koha jo e pėrshtatshme nuk duhet t'ju mėnjanojė nga tė dėgjuarit dhe pėrfituarit.
Nuk duhet ta ndalni personin qė po ju kritikon pėr shkak tė vendit, gjuhės ose sjelljes.
Mos e rrotullo muhabetin qė tė fillosh ti tė kritikosh personin gjatė kėsaj kohe.
Bėj Dua pėr personin qė po tė kritikon.
Pėrfshirja e fėmijėve nė proēesin e konsultimit

Fėmijėt janė krijesa inteligjente dhe mendimtare, tė cilėt kanė shumė pėr tė kontribuar nėpėr diskutime. Shpesh ndodh qė prindėrit i refuzojnė opinionet dhe mendimet e fėmijėve tė tyre duke menduar se ata janė tė vegjėl e pa-eksperience pėr t'u pėrfshirė nė vendim-marrje. Nuk duhet vepruar kėshtu.

Praktikimi i vendim-marrjes nė familjė ndohmon fėmijėt tė mėsojnė tė komunikjonė efektivisht nė njė ambient ku ata ndjehen rehat dhe tė sigurtė. Prindėrit duhet tė mos harrojnė se dashuria e tyre ėshtė vendimtare nė rritjen e fėmijėve, por nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė rritur fėmijė tė lumtur dhe qė di tė pėrshtatet mirė situatave. Aftėsia pėr tė komunikuar ėshtė ēelėsi i njė zhvillimi tė suksesshėm tek fėmijėt.

Nė vijim janė disa kėshilla qė mund t'ju vijnė nė ndihmė pėr tė inkurajuar fėmijėt tė komunikojnė efektivisht dhe tė marrin pjesė nė proēesin e vendim-marrjes nė familjė.
Qė nė moshė tė vogėl, mundohu qė fėmijės t'i bėhet zakon tė bisedojė me ty pėr ditėn (sesi e kaloi) dhe pėr ndjenjat e tij.
Praktikimi i konsultimit ėshtė njė nga karakteristikat e njė besimtari (Kuran 42:38). Ngulite tek ai qė nė vegjėli. (Fėmija im mė i vogėl ulet gjatė konsultimit nė familjen tonė me laps e letėr dhe mban shėnime, edhe pse ende nuk di tė shkruaj.)
Fėmijėt duhet tė jenė pjesėmarrės tė plotė nė tė gjitha konsultimet familjare, formale dhe jo-formale, pėrveē rasteve kur ēeshtja e diskutimit ka tė bėjė vetėm me prinėrit ekskluzivisht.
Fėmijėt hapen mė mirė nė rrethana jo-formale sesa formale. Psh, dy minuta bisede nė makinė me ta mund tė tregojnė informata tė rėndėsishme pėr ndjenjat e tyre, mė tepėr sesa nė njė bisedė formale (paksa e forcuar).
Fėmijėt kanė shumė dėshirė tė bėjnė pyetje. Pėrgjigju pyetjeve tė tyre me njė nga tė tuat: "Ēfarė mendon ti pėr kėtė?" Mendo pėr pyetjet e tyre si fillim i njė bisede tė ndėrsjelltė.
Lėr fėmijėt tė arrijnė vetė nė zgjidhje. Nė vend tė dhėnies sė kėshillave, pyeti "Pra, ēfarė mendoni tė bėjmė nė kėtė rast?" ose "Si duhet tė veprojmė nė kėtė rast sipas mendimit tuaj?"
Delego pėrgjegjėsi tek fėmija nė vend qė tė ndjekėsh stilin e komunikimit 'ti bėj kėtė, ti bėj atė'.
Mėnjano ngarkesėn elektronike: televizorin, manjetofonin, kompjuterin, etj. tė cilat mund tė shkaktojnė qė fėmija tė mbyllet ndaj prindėrve. Vendos rregulla pėr shikimin e televizorit.
Ruaj sensin e humorit. E qeshura nuk do tė ulė autoritetin e as nuk do tė sabotojė mėsimet. Pėrkundrazi, do tė pėrmirėsojė komunikimin.
Respekto opinionet e fėmijėve.
Dėgjo me vėmendje se ēfarė thonė fėmijėt pa u bėrė tepėr gjykues apo kritik.
Shpėrble idetė e mira.
__________________

_________________
.....AC.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bregu-2.5forum.biz
 
Familja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bregu I Diellit 2 Forum :: Diskutime :: Feja Islame-
Kėrce tek: