Mir Se Vini Ne Forumin Ton
 
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Udhezimet e Muhamedit a.s. rreth agjerimit dhe dy Bajrameve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
<>AMMIR<>
ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR


Male Numri i postimeve : 86
Age : 24
Location : Prishtina
Humor : jeta Palishje
Registration date : 03/09/2007

amir
amir amir: ammir_kr@hotmail.com

MesazhTitulli: Udhezimet e Muhamedit a.s. rreth agjerimit dhe dy Bajrameve   Mon Oct 08, 2007 12:26 am

Udhezimet e Muhamedit a.s. rreth agjerimit dhe dy Bajrameve

--------------------------------------------------------------------------------

< Muhamedit e bujaria dhe> Muhamedi a.s. gjate muajit te Ramadanit e shtonte adhurimin.Gjate ketij muaji Xhebraili ia mesonte Kur'anin. Kur e takonte Xhebrailin ishte edhe me zemergjere; ai ishte me zemergjere se njerezit e tjere mirepo edhe me teper gjate Muajit te Ramadanit; gjate ketij muaji ai shtonte dhenien e lemoshes, miresine, leximin e Kur'anit, namazin, permendjen e emrit te All-llahut (dhikrin) dhe i'tikafin, gjegjesisht adhurmi dhe bujaria e tij gjate ketij muaji ndryshonte nga muajt e tjere , ndersa ndonjehere agjeronte (edhe naten edhe diten) me qellim qe sa me shume kohe te kalonte ne adurim e ibadet, kurse shokeve te vet (as'habeve) nuk ua lejonte agjerimin e vazhdueshem (naten dhe diten).

Iftari i tij para namazit Muhamedi a.s. hante iftar para namazit dhe zakonisht filonte me lengje, nese nuk kishte lengje atehere me hurma, e nese nuk kishte edhe hurma , atehere me uje.

< ne tij> Trasmetohet se Muhamedi a.s. ne kohen e iftarit thoshte: "O Zot , per ty agjerova dhe me furnizimin tend ha iftar". Gjithashtu trasmetohet se ai thoshte: "Perfundoi etshmeria , u ngopen damaretdhe u sigurua shperblimi, nese deshiron Zoti!"

Mos agjerimi tij gjate udhetimit Muhamedi a.s. gjate udhetimit ne Ramadan here agjeronte e here jo , kurse shoket e tij (as'habet) zgjidhnin njeren prej te dyjave. Muhamedi a.s. i urdheronte shoket e tij te hane kur i afroheshin armikut me qellim qe te kene force per te luftuar.

Muhamedi a.s. falte namazin e te dy bajrameve ne musal-la (vend i hapur ne natyre) kurse vetem nje here e ka falur ne xhamin e vet edhe ate per shkak te shiut . Fjala e tij ne musal-la argumentohet me hadithe te trasmetuara ne synetet e Ebu Davudit dhe Ibn Maxhes. Ne festat e Bajramit dhe ditn e xhumase i vishte rrobat me te bukura.Zakonisht hante hurma para se te dilte ne Namazin e Bajramit te Madh, kurse ne Bajramin e Vogel pas kthimit nga musal-laja dhe hante nga kurbani. Sipas haditheve autentike ai ne keto dy festa te Bajramit, pastrohej. Muahmedi a.s. dilte ne kembe, shkonte ne musal-la dhe kthehej nga ndonje rruge tjeter. Kur arrinte ne musl-la, filonte namazin pa ezan, pa ikamet dhe pa thirrjen: "Namazi ne bashkesi".As ai e as shoket e tij nuk faleshin ne musal-la para e as pas namazit (te Bajramit). Ai e fillonte namazin para hutbes, falte dy rekate , perseiste shtate here tekbirin: Zoti eshte me i madhi (All-llahu ekber) me interval shume te shkurter dhe pa cekur dicka tjeter. Mirepo trasmetohet nga Ibn Mes'udi, i cili i falenderohet All-lahut xh.sh. dhe kerkon meshire per Muhamedin a.s. se: "Muhammedi a.s. pas perfundimit te tekbirit lexonte suren El-Fatiha e pas saj lexonte suren Kaf:"KAF-Pasha Kur'anin Famelarte" ne nje rekat, kurse ne tjetren suren El-Kamer: "U afrua koha dhe u nda hena…".Ndonjehere lexonte suren El-A'la: "Madheroje Zotin tend me te larte" apo suren Gashije: "A te erdhi lajmi per belane qe kaplon (kjametin)". Pas perfundmit te leximit merrte tekbir dhe binte ne ruku. Kur e perfundonte rekatin e ngrihej nga sexhdja, merrte tekbir pese here e pastaj fillonte te lexoje. Ne te dy rekatet fillonte me tekbir , kurse pas leximit binte ne ruku.

Pas perfundimit te namazit, qendronte para njerezve te cilet ishin ulur prane tij, i jepte leje atij qe deshironte te shkoje pa e degjuar hutben dhe fillonte hutben, gjegjesisht zhvillonte ligjerate para tyre e pastaju ligjeronte grave te cilat edhe jepnin sadaka.Gjate hutbes shpesh merrte tekbir.

Keto ishin disa te dhena rreth asaj se si vepronte Muhamedi a.s gjate Muajit te Ramadanit dhe dy Bajrameve.
__________________

_________________
.....AC.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bregu-2.5forum.biz
 
Udhezimet e Muhamedit a.s. rreth agjerimit dhe dy Bajrameve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bregu I Diellit 2 Forum :: Diskutime :: Feja Islame-
Kėrce tek: